shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  02.11.2011
Krijimtaria e kineastes ANGJELINA XHARA PAPALILO vjen së bashku me librin e saj të ri "Margarita e artë"
Muaji NENTOR në AQSHF iu kushtua punës së skenaristëve të filmit dokumentar duke sjellë në vëmendje cdo të mërkurë emra që kanë lënë gjurmë në dokumentarin shqiptar.

Ditën e mërkure, datë 2 Nëntor, ora 12.00, në kinemanë e AQSHF u nderua krijimtaria e kineastes:

ANGJELINA XHARA PAPALILO

- Takim me miq, kolegë, dashamirës e të ftuar të tjerë
- Shfaqje e një materiali filmik ilustrues të punës së autores në vite, 30 minuta.
- Promovim i librit të ri të Angjelina Xharës "Margarita e artë" kushtuar aktores Margarita Xhepa, Nderi i Kombit
- Koktej për të pranishmit



Angjelina Xhara Papalilo lindi në Tiranë në vitin 1949. Nga viti 1969 deri në vitin 1977 ka qenë një nga spikeret e para të lajmeve në Televizionin Shqiptar përkrah Kiço Fotiadhit. Pas studimeve për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës filloi punë në Kinostudio dhe realizoi skenarët e dhjetra filmave kronikalë e dokumentarë me temë, kulturore, historike dhe shkencore popullore. Gjatë viteve të punës në Kinostudio Angjelina kreu një kurs pasuniversitar për skenariste e kritike filmi dhe teatri. Skenarët e saj për filmat “Piktura mesjetare shqiptare” dhe “Profesor doktor Aleksandër Xhuvani” kanë marrë çmime në festivale të filmit. Filma të tjerë si “Onufri”, “Piktori Buza”, “Veshjet popullore”, “Fëmijt tanë një këngë e bukur”, janë shfaqur me shumë sukses në aktivitete filmike jashtë atdheut.
Në vitet e demokracisë emigroi në Greqi ku u aktivizua në faqet e shtypit shqiptar atje por edhe si spikere në edicionet e lajmeve në gjuhën shqipe në Radion greke të Bashkisë së Athinës “9.84”, duke punuar për shtatë vjet radhazi.
Vitet e fundit, Angjelina Xhara është marrë me letërsi duke botuar romanin e saj të parë “Enigma” me temë nga emigracioni. Romani ka marrë çmim në konkursin kombëtar të shpallur nga Shtëpitë botuese “Toena” dhe “Onufri”. Sapo ka dalë nga botimi libri “Margarita e artë”, kushtuar Artistes së Popullit Margarita Xhepa dhe ka gati për botim librin “Personalitete femërore shqiptare në kinematografi”. Gjithashtu, Angjelina ka përkthyer librin e Alberto Moravias “Gruaja leopard” që u prit me shumë sukses nga lexuesit.
Angjelina Xhara është vlerësuar me Medaljen “NAIM FRASHËRI” dhe është zgjedhur AMBASADORE E PAQES nga Organizata Ndërkombëtare e Paqes.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE