shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  27.11.2015
Tryezë e rrumbullakët mbi Kinemanë Shqiptare - Perspektiva të reja të filmave të vjetër: kinemaja shqiptare gjatë epokës së Kinostudios 1954 – 1992.
Data: 27 Nentor 2015, ora 14.00 – 18.00

Vendi: EHESS, Salle Lombard, 96 Boulevard Raspail, 75006 Paris

Lektorë: Nathalie Clayer (EHESS/France), Bruce Williams (William Patterson University/USA), Artan Puto (University of Tirana/Albania), Gilles De Rapper (CNRS/France), Konstanty Kuzma (EEFB/France), Ana Grgic (University of St Andrews/Scotland), and Clarence Tsui (Chinese University of Hong Kong)

Organizuar nga: Ana Grgic University of St Andrews/Scotland

Paradigma dominante e vlerësimit të kinemave të vendeve të Europës Lindore ende tenton të interpretohet përmes një sërë dikotomive të rendit Luftës së Ftohtë (e mira kundrejt së keqes, çlirimi kundrejt shtypjes), duke vlerësuar filmat dhe regjisorët të cilët mbajtën një qëndrim opozitar në lidhje me totalitarizmin komunist. Megjithatë, qasje të reja i kanë fshirë dallimet e tilla të prera, dhe po kërkojnë një rivendosje të filmave shqiptarë në hartën e "kinemasë evropiane". Pjesa më e madhe e historisë së kinemasë Shqiptare i përket periudhës së komunizmit, me studion e vetme filmike Kinostudio "Shqipëria e Re" që financoi rreth 247 filma artistikë gjatë ekzistencës së saj. Shumë pak dihet për kinemanë shqiptare dhe karakteristikat e saj, për arsye të ndryshme (vetë-izolimi, mungesa e njohurive në gjuhën shqipe nga studiuesit e huaj), ndërsa shumë prej regjisorëve që realizuan veprat e tyre në post-komunizëm, vepra të vlerësuara me çmime dhe të njohura ndërkombëtarisht, u trajnuan dhe kishin filluar të punonin qysh gjatë regjimit. Kjo tryezë, ky workshop synon të shkojë përtej dikotomisë binare të rendit të Luftës së Ftohtë, në një përpjekje për të parë përtej së dukshmes dhe për të ofruar nuanca të ndryshme të interpretimeve gri, duke analizuar kinemanë e popullarizuar dhe të ‘shijuar’ gjatë periudhës komuniste në Shqipëri (e cila vazhdon të pëlqehet ende nga shqiptarët sot pas rënies së regjimit të Hoxhës). Ky workshop ka për qëllim të mbledhë së bashku një panel studiuesish dhe kërkuesish nga disiplina të ndryshme ndërkombëtare në mënyrë që të zgjerojë dhe të thellojë fushën kërkimore akademike në kinemanë shqiptare dhe vendin e saj në shoqërinë shqiptare.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE