|
 |
|
|
18.09.2017
Edicioni i XII i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA) 18 - 27 shtator 2017

Çelet nesër, dt 18 shtator 2017, ora 19.00, edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA), një nga aktivitetet e rëndësishme artistike që organizohet në Tiranë nga data 18 deri më 27 shtator 2017 nga Akademia e Filmit dhe Multimedias MARUBI.
Arkivi Qendror Shtetëror i FIlmit, si partner i përvitshëm i IHRFFA-s, do të mikpresë një pjesë të shfaqjeve në sallën e kinemasë në AQSHF, cdo pasdite.
Tema e këtij edicioni është “Populizmi dhe Radikalizmi” dhe do të jetë në qendër të debateve, forumeve dhe shfaqjeve të këtij Festivali.
39 prodhime do të shfaqen gjatë dhjetë netëve të IHRFFA 2017. Një nga surprizat e këtij edicioni është, padyshim, zgjerimi i rrjetit të vendeve ku do të shfaqen filmat e përzgjedhur. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe në Akademinë e Sigurisë, Qendrën Multifunksionale TEN, Instalacionin REJA pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, në Sheshin Skënderbej si dhe Universitetin Europian të Tiranës.
Programi i natës I
19:00 - Ceremonia e hapjes @ Akademia e Filmit & Multimedias MARUBI, Rruga Aleksandër Moisiu” 76, Tiranë
Muzikë dhe balet intermezzo
20:00 - DUGMA: THE BUTTON (DUGMA:BUTONI)
me regji të Pål Refsdal - me praninë e regjisorit
Doc - 58 min - 2016 - Norvegji
Hyrja e lirë! Jeni të mirëpritur!
Lidhje:
http://www.ihrffa.net/program.html
https://www.facebook.com/ihrffa/
Redaksia
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Rr. "Aleksandër Moisiu", 76/1
Tiranë
email: info@aqshf.gov.al
website: www.aqshf.gov.al

|
|
|