shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  08.05.2015
PËRRALLË NGA E KALUARA - Premiera e filmit të restauruar
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit finalizon projektin e restaurimit të dy filmave nga fondi Anagnosti, filmit artistik PËRRALLË NGA E KALUARA dhe dokumenarit të shkurtër PËRJETËSI me premierën e tyre ditën e premte, datë 8 maj 2015, ora 19.00 tek Kinema Millennium, Tiranë.

Projekti i restaurimit u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Raiffeisen Bank dhe Hungarian FilmLab dhe u punua në laboratorin e HFL në Budapest.

Restaurimi dixhital vjen pas 28 vitesh pas prodhimit të filmit PËRRALLË NGA E KALUARA dhe 40 vitesh pas prodhimit të dokumentarit PËRJETËSI. Janë bërë përmirësime të dukshme në figurë dhe zë për të dy filmat, skanim në HD 2K, pastrim grimcash dhe vijash, stabilizim i figurës, korrektim ngjyrash, balancim tonesh, pastrim i audios, subtitrim në 3 gjuhë: anglisht, frengjishtm italisht, prodhim i masterave dhe i kopjeve elektronike.

Dokumentari i shkurtër PËRJETËSI asnjëherë nuk pati vëmendjen e merituar, madje nuk iu bë asnjë premierë pas prodhimit në 1974 por thjesht u arkivua. Shkaku ishte trajtimi modern për kohën nga regjisori Anagnosti i temës së të rënëve të luftës. Filmi 7 minutësh nuk ka dialog, vetëm muzike, efekte zanore dhe në fund një këngë të mrekullueshme të Limos Dizdarit interpretuar me një zë shpërthyes nga e madhja Vace Zela.

Ju ftojmë të gjthëve të lobojmë së bashku, të rrisim ndjeshmërinë e biznesit dhe të të gjthë atyre që kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe të mbështesin projekte të tila të restaurimit të veprave filmike që ta ruajmë trashëgiminë tonë vizuale për brezat që do të vijnë. Filmat që ruhen në fondin e AQSHF-së nuk mund t’i humbasim; në kushtet e sotme të produksionit është e pamundur të xhirohen filma të rinj me temë nga e kaluara jonë kështu që duhet të kuptojmë rëndësinë e nismave të tilla dhe të mbështesim projektin e restaurimit të rradhës.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE