shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  01.05.2015
“Tre akte në aksion” - Ekspozitë Fotografie nga fototeka e AQSHF-së
 “Tre akte në aksion” është një ekspozitë fotografie e organizuar nga Animated Society, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Qendrën Kulturore “Tulla”.

Ky prezantim do të sjellë pranë publikut fotografi nga sheshet e xhirimeve të 24 filmave shqiptarë dhe fragmenteve të aktorëve në aksion.

Ashtu si tre aktet e një vepre filmike, edhe ekspozita është e ndarë në 3 akte, ku akti i parë pëbëhet nga filma që trajtojnë tematikat e Shqipërisë në ndërtim dhe në zhvillim. Akti i dytë përfaqëson jetën sociale dhe familjen, ndërsa akti i tretë portretizon gruan dhe rolin e saj në shoqërinë shqiptare.

Kjo ekspozitë do të shoqërohet me një tekst nga PhD. Julian Bejko, profesor pranë Dep. Sociologji, Uni.Tiranës. Autor i studimit origjinal "Shoqëria e Kinemasë I, II"

Të Premten dt 1 maj 2015, ora 21.00, tek Qendra Kulturore TULLA, Rruga Hiqmet Delvina, Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë një jave, deri në datë 8 maj 2015.

Jeni të mirëpritur!
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE