shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  26.09.2014
FEHMI HOSHAFI - 50 VJET KRIJIMTARI ARTISTIKE
Diten e Premte, dt. 26 Shtator 2014, ora 12.00, në sallën e kinemasë në AQSHF

ARKIVI QENDROR SHTETEROR I FILMIT
dhe
FORUMI PËR MBROJTJEN E AUTORËVE AUDIOVIZUALË
organizojnë



FEHMI HOSHAFI - 50 VJET KRIJIMTARI ARTISTIKE
Nderim me rastin e 80 vjetorit të lindjes së regjisorit Fehmi Hoshafi


Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së regjisorit Fehmi Hoshafi, AQSHF në bashkëpunim me FMAA organizon një aktivitet në nderim të krijimtarisë së tij artistike që shtrihet në 30 vjet punë pranë Kinostudios me realizimin e filmave artistikë dhe dokumentarë, në regji dhe përgatitje skenarësh, si dhe me krijime letrare të botuara në këto 20 vitet e fundit.

Në program:
Takim dhe biseda me kolegët. Dëshmi të rralla dhe detaje të punës me filmin nga vetë regjisori Hoshafi dhe kolegë të tij kineastë.
Kolazh me episode të filmave të realizuar nga Fehmi Hoshafi, përgatitur nga AQSHF.
Diskutime, përshtypje, intervista.
Koktej

Fehmi Hoshafi lindi në Tiranë më 28 Shtator 1934. Filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hakani dhe Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, 1964; Vitet e para, 1965; Oshëtimë në bregdet, 1967; Gjurma, 1970.
Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin Estrada në ekran, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur Kapedani, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, 1984 dhe Zëvendësi i grave, 1987.
Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi Shoku ynë Tili nderohet me çmim në Festivalin Ndërkombëtar për Fëmijë e të Rinj, Giffoni, në Salerno, Itali.
Fehmi Hoshafi emigroi në Greqi në vitin 1995 ku, përveç aktiviteteve të ndryshme artistiko-patriotike, shkroi edhe poezi, aforizma dhe poema që prekin problematika të ndryshme shoqërore dhe të cilat i botoi në librin Ky populli im, një këngë djepi. Kështu, Hoshafi i rikthehet dashurisë së tij të parë, poezisë - një përmbledhje me këto të fundit e kish botuar më parë me të njëjtin titull Dashuria ime e parë. Në vitin 2013 botoi librin me tregime humoristike Çobani, cjapi dhe gruaja e çobanit.

Filmografi:

Artistikë
Estrada në ekran, 1968
Kapedani, 1972
Thirrja, 1976
Dëshmorët e monumenteve, 1980
Shoku ynë Tili, 1981
Dritat e qytezës, 1983
Ëndërr për një karrige, 1984
Melodi e pandërprerë, 1985
Zëvendësi i grave, 1987
Në emër të lirisë, 1987
Pas takimit të fundit, 1989

Dokumentarë
Aksion për ndërtimin e banesave, 1970
Në gjurmë të një tradite, 1975
Frymëzim nga jeta, 1977
Drejt mjeshtërisë, 1979
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE