shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  26.04.2014
TOMKA SHE SHOKËT E TIJ shfaqet premierë në Prifilmfest, Prishtinë dhe Watershed, Bristol, UK
Restaurimi dhe preservimi i filmit shqiptar “Tomka Dhe Shokët e Tij” realizuar nga Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) kryesuar nga Regina Longo dhe Laboratori i Qendrës Audiovizuale pranë Bibliotekës së Kongresit (LOC) kryesuar nga Kenneth Weissman, në bashkëpunim me AQSHF, do të ketë së shpejti dy shfaqje premierë.

Në mbrëmjen e 26 Prillit, shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar PRIFILMFEST në Prishtinë. Faleminderit organizatorëve Vjosa dhe Fatos Berisha për përfshirjen në këtë event. Kjo do të jetë hera e parë që filmi “Tomka dhe shokët e tij” do të shfaqet për një publik ndërkombëtar me titra në anglisht. Drejtoresha e AQSHF Elvira Diamanti si dhe disa nga aktorët kryesorë, atëherë fëmijë, do të prezantojnë filmin para publikut nën yjet e qiellit të Prishtinës. Të gjthë janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj shfaqje të veçantë. Iniciativa u mbështet nga Ministritë e Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës, si pjesë e bashkëpunimeve dypalëshe në fushën e artit dhe kulturës.

Në 29 Prill 2014, ora 15.00, filmi i restauruar “Tomka dhe shokët e tij” do të shfaqet në Bristol, UK në Watershed Cultural Cinema and Digital Creativity Centre pjesë e programit “Cinema of Childhood”. Të gjithë shqiptarët me banim në Bristol kanë rastin të shohin filmin e tyre të dashur të fëmijërisë.

Links:

http://www.thealbaniancinemaproject.org/events.html

http://www.watershed.co.uk/whatson/calendar/

https://www.facebook.com/Filmarkiva/posts/668941479819700
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE