shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  04.12.2011
70 vjetori i lindjes së “Artistit të popullit” Luftar Paja
Aktivitet i AQSHF në Fier me rastin e 70 vjetorit të lindjes së aktorit Luftar Paja.

Ditën e diel, më 4 dhjetor 2011, ora 10.00, në teatrin “Bylis” të Fierit, organizohet ceremonia e festimit të ditëlindjes së “Artistit të Popullit” Luftar Paja.

Aktiviteti organizohet nga Bashkia Fier, Teatri Bylis dhe AQSHF. Me këtë rast do të jepet një program artistik me mbresa e kujtime nga kolegët, miqtë e të pranishmit si dhe do të shfaqet një montazh me pjesët më të mira në vite nga krijimtaria e Luftar Pajës.

Gjithashtu, promovohet edhe albumi “Çobo Rrapushi me vartësit” (Luftar Paja “Artist i Popullit”), i përgatitur me foto e komente për gjithë krijimtarinë gjysmëshekullore të artistit.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE