shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  02.03.2012
EKSPOZITĂ‹ RETROSPEKTIVĂ‹ E PIKTORIT SHYQYRI SAKO
Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së “Artistit të merituar” Shyqyri Sako, në Galerinë FAP pranë Universitetit të Arteve, në datën 2 Mars, ora 18.00, u çel ekspozita retrospektivë me punime të piktorit që përmbledhin piktura në vaj e akuarel, grafika dhe dekore të realizuara për filmat artistikë shqiptarë në vite.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 2 deri në 5 Mars 2012.

Shyqyri Sako lindi në Kolonjë më 5 mars 1937. Nga viti 1954 – 1958 kreu studimet për pikturë në Liceun Artistik. Më pas studioi në Moskë në Institutin Kinematografik VGIK në periudhën 1958 – 1961 studime të cilat i mbaroi në ILA në Tiranë, pas prishjes së marrëdhënieve me ish Bashkimin Sovjetik. Filloi punë në Kinostudion “Shqipëria e re” në vitin 1963 ku punoi si piktor filmi e kostumesh deri në vitin 1994 duke realizuar rreth 40 filma ndër të cilët: “Toka jonë” 1964, “Vitet e para” 1965, “Komisari i dritës” 1966, “Duel i heshtur” 1967, “Horizonte të hapura” 1968, “Njësiti gueril” 1969, “Kapedani” 1972, “Operacioni Zjarri” 1973, “Rrugë të bardha” 1974, “Rrugicat që kërkonin diell” 1975, “Dimri i fundit” 1976, “Mësonjëtorja” 1978, “Radiostacioni” 1979, “Shpella e piratëve” 1990, “Përdhunuesit” 1994, etj.

Hyrja e lirë.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE